English

Arrestohet me pushkë në makinë, i gjendet arsenal armësh në shtëpi

Shkodër, 23 gusht, NOA – Një 55 vjeçar është arrestuar orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës për armëmbajtje pa leje.

I arrestuari është Shefqet Muça, banues në lagjen “Skënderbeg”, në Shkodër, njofton korrespodenti i Agjencisë NOA në këtë qytet.

Operacioni i policisë për kapjen e tij ka nisur pas informacioneve të policisë se 55 vjeçari qarkullonte me armë.

Policia është vënë në ndjekje të tij dhe ka arritur ta ndalojë në një prej rrugëve të qytetit. Pas kontrollit në automjetin e tij “Mercedes Benz” me targa SH 10 80 B është gjetur një pushkë “20-tshe”.

Pas këtij operacioni forcat e Policisë së Shkodrës, në mënyrë të menjëhershme, kanë bërë dhe një tjetër operacion në shtëpinë e Muçës dhe ku është gjetur dhe një sasi e konsiderueshme municionesh si dhe një automatik “Kallashnikov”.

Në banesën e tij janë gjetur automatiku, 400 copë fishke të modeleve të ndryshme, si dhe 6 krehër fishekë model 56, raporton korrespodenti i NOA.

a.k/NOA

KOMENTE