Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës, arrestohen 9 kosovarë, tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara
English

Durrës, arrestohen 9 kosovarë, tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara

Durrës, 23 gusht, NOA – Policia kufitare në Portin e Durrësit ka identifikuar dhe arrestuar 9 shtetas kosovarë, të cilët po tentonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shqiptar përdrejt Italisë, duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Burime nga policia e Durrësit konfirmuan për agjencinë NOA se nëntë të arrestuarit kërkonin të përfitonin nga fluksi i kalimit të automjeteve dhe pasagjerëve dhe të udhëtonin përdrejt Ittalisë me dokumente krejt false apo pjesërisht të falsifikuara.

Policia njofton se personat e arrestuar gjatë fundjavës në Portin e Durrësit janë 26 vjeçari Valon Krasniqi, nga Malisheva e Kosovës, i cili kishte falsifikuar një leje qëndrimi zvicerane në pasaportën e tij; 34 vjeçari Driton Veliu, nga fshati Rahovec i Kosovës, i cili po tentonte të kalonte kufirin me një pasaportë kosovare ku kishte një vizë sllovene të falsifikuar; 27 vjeçari Gzim Malsori nga fshati Krushë e Madhe, e Komunës Rahovec në Kosovë; 25 vjeçarja Fahrije Buzhala, nga Skënderaj i Kosovës, e cila kishte në pasaportën e saj një vizë gjermane të falsifikuar, 34 vjeçari Semedin Gashi, nga Suhareka; 39 vjeçari Trojan Panikaj, nga Prizreni; 26 vjeçari Bekim Murtezi, nga Ferizaj; 19 vjeçari Driton Hajdaraj nga Gllogovc i Kosovës.

Lidhur me arrestimet në fjalë policia kufitare e Portit të Durrësit pas kryerjes së hetimeve sekuestroi në cilësinë e provës materiale dokumentet e përdorura nga shtetasit e lartpërmendur.

Policia e Durrësit po ndjek në gjendje të lirë 24 vjeçarin iranian me iniciale F.A, banues në Hauler të Iranit, i cili po tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme përdrejt Italisë, me një nga tragetet e linjës Durrës - Bari, duke përdorur për udhetim një dëshmi aftësie kombëtare irlandeze, një dëshmi aftësie për automjete ndërkombëtare dhe një kartë refugjati në emër te tij, të cilat dyshohet të jenë tërësisht të fallsifikuara.

Procedimi penal në ngarkim të këtij shtetasi filloi pasi më datë 21.08.2010, rreth orës 11.15, ai është kapur ne flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare në Terminalin e Pasagjerëve, dhe mësohet se ky shtetas ka hyrë në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme, duke kaluar kufirin Greqi-Shqipëri, pa qenë i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për udhëtim.

Pas veprimeve hetimore, shtetasi iranian u transferua për në Qendren e Mbyllur për Trajtimin e Emigrantëve të Parregullt.

Materialet ndaj të nëntë të arrestuarve kosovarë për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe kalimit të paligjshem të kufirit shtetëror iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Durrësit.

mit/NOA
KOMENTE