Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ibrahimovic tek Milan, jo lajm i çuditshëm, por diçka reale
English

Ibrahimovic tek Milan, jo lajm i çuditshëm, por diçka reale

Milano, 24 gusht 2010 NOA - Nis tratativa e Ibrës për ta sjellë në Milano sepse Ibrahimovic tek Milani nuk është vetëm një lajm i çuditshëm i kësaj merkatoje verore, por diçka shumë reale.

Lajmi është konfirmuar nga vetë agjenti i lojtarit për Sport Mediaset, Mino Raiola. “Tratativa tashmë ka nisur, por duhet të theksoj se nuk është vetëm Milani që e kërkon lojtarin, pasi janë dhe shumë klube të tjera që kanë paraqitur oferta në drejtim të Ibrës. Kontaktet me Milanin kanë filluar, është diçka tepër e vështirë, por gjithmonë gjërat e vështira janë më të bukurat”, - këto ishin fjalët e Raiola në një deklaratë të dhënë për mediat italiane.

Megjithatë edhe pse dëshira e klubit të kuq e zinjve është shumë e madhe për të transferuar suedezin në Mialno, ka qenë sërish agjenti i lojtarit, i cili nuk ka përjashtuar mundësinë që Zlatan të qëndrojë sërish tek Barcelona.

r.b/NOA

KOMENTE