Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Identifikohet autori i incidentit pranë Ambasadës Amerikane
English

Identifikohet autori i incidentit pranë Ambasadës Amerikane

Tiranë, 23 gusht, NOA Update – Autori i incidentit të sotëm pranë Ambasadës Amerikanë është 24 vjeçari Bledar Arapi nga qytetit i Fierit. Pas arrestimit të tij nga Policia e Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, agjentët kanë mundur të sigurojnë dhe të dhënat e sakta në lidhje me identitetin.

Burime nga Policia e Tiranës thanë për Agjencinë NOA se i riu rezulton të ketë probleme mendore dhe kjo shpjegon, sipas policisë dhe veprimet e tij të pakontrolluara. Arapi u arrestua rreth 30 minuta më parë nga Policia e Tiranës përballë Ambasadës Amerikane.

Me një shishe plastike të mbushur me benzinë dhe një çakmak në dorë, Arapi kërcënonte se do të vinte flakën vetes.

Ai ka kërkuar që pranë tij të afroheshin gazetarët për të folur, pasi kishte diçka për të thënë.

Pas marrjes në pyetje të 24 vjeçarit nga Fieri, Policia e Tiranës do të kërkojë dhe bërjen e një ekspertize mjekësore për të vërtetuar gjendjen e tij shëndetësore në mënyrë zyrtare.

a.k/NOA

KOMENTE