Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Incident pranë Ambasadës Amerikane, arrestohet një person
English

Incident pranë Ambasadës Amerikane, arrestohet një person

Tiranë, 23 gusht, NOA – Një incident është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të Ambasadës Amerikanë në Tiranë. Një i ri me një shishe në dorë, e cila dyshohet se ka pasur brenda saj benzinë, kërcënonte se do ti vendoste zjarrin nëse pranë tij nuk shkonin gazetarët për të bërë një deklaratë.

Ngjarja ka shkaktuar konfuzion në zonën më të ruajtur me policë në Tiranë. Personeli i sigurisë së Ambasadës Amerikanë është përpjekur që ta largojë nga perimetri i saj.

Ndërkohë që i riu ka shfaqur shenja të paqartësisë mendore në veprimet e tij. Policia e Tiranës ka rrethuar menjëherë zonën duke bërë dhe neutralizimin e të riut, identitet i të cilit nuk është bërë i ditur për momentin.

Mendohet se i riu ka pasur probleme mendore. Ndërsa nuk është bërë ende identifikimi i saktë i lëndës që ka pasur në shishen plastike.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur në afërsi të Ambasadës Amerikane, kërkesat e të riut nuk kanë pasur të bëjnë me selinë diplomatike të Shtetetev të Bashkuara.

a.k/NOA

KOMENTE