English

Kampionati gjerman, Leverkuzeni mund Dortmundin

Berlin., 23 gusht, NOA - Në ndeshjet e Bundesligës të zhvilluara ditën dje u arritën këto rezultate: Borusia Dortmund - Bajer Leverkuzeni 0:2, Mainc 05 - Shtutgart 2:0.

Ndeshja mes Dortmundit dhe Leverkuzenit u ndoq me interes të veçantë pasi pas kaq vitesh me Leverkuzenin luante dhe Michael Balack, kapiteni i kombëtares gjermane, i cili u kthye pas katër vjetësh të qëndrimit të tij në Angli si lojtar i Çelsit.

Në krye të tabelës së Bundesligës me tre pikë i shoqëruar edhe nga disa ekipe të tjera është Hofenhajmi, i cili shënoi katër gola në hapje të këtij sezoni.

NOA/DV

KOMENTE