Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani nga burgu i Fushë-Krujës: Arsimimi dhe rehabilitimi i të burgosurve prioritet nëpër burgje
English

Nishani nga burgu i Fushë-Krujës: Arsimimi dhe rehabilitimi i të burgosurve prioritet nëpër burgje

Fushë-Krujë, 23 gusht, NOA – Gjatë inspektimit në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, ministri i Drejtësisë Bujar Nishani theksoi se arsimimi i të burgosurve dhe rehabilitimi i tyre duhet të jetë prioritet në institucionet e riedukimit.

Procesi i rehabilitimit është shumë i rëndësishëm, në mënyrë që këta persona të mos kthehen më në kontigjent krimi. Ne po investojmë që të dënuarit të kenë mundësi të arsimohen”, theksoi ministri i Drejtësisë.

Sakaq ministri Nishani duke vlerësuar trajnimin e drejtuesve të burgjeve si bashkëkohor, kërkoi nga ata që të respektojnë etikën, duke nënvizuar se do të arrestohet çdokush që e shkel atë.

Sipas Nishanit mes drejtuesve ka njerëz të trainuar mirë dhe me të gjitha parametrat e sigurisë, ndërsa nëvizoi se për për ata që perfshihen në veprimtari të dyshimta në burgje do të ketë masa ligjore.

I pranishëm në këtë inspektim të burgut të Fushë-Krujës, ku vuajnë dënimin pjesa më e madhe a të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe me dënime të rënda, ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra, i cili nënvizoi se burgjet do të vazhdojnë të rritin kapacitetet e tyre, dhe se nuk ka probleme me mbipopullimin e tyre.

mit/NOA

KOMENTE