Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nju Jork, amerikanët kundër Obamës për xhaminë në Manhatan
English

Nju Jork, amerikanët kundër Obamës për xhaminë në Manhatan

Nju Jork, 23 gusht, NOA - Disa qindra mbështetës dhe kundërshtarë të propozimit për ndërtimin e qendrës myslimane kulturore, afër vendit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, kanë mbajtur tubime në qendër të Nju Jorkut.

Kundërshtarët e këtij propozimi kanë kënduar këngë patriotike dhe kanë paraqitur fotografitë e sulmeve të dhunshme nga ekstremistët islamikë.

Dy rrugë më larg, një turmë tjetër kërkonte tolerancë dhe liri të religjionit dhe ngritjen e xhamisë.

Policia kishte vendosur barriera dhe kishte marrë masa parandaluese të sigurisë.

Nuk është raportuar për incidente.

Protestat kanë nisur pas deklaratës së Presidentit Obama për ngritjen e xhamisë. Pas kësaj deklarate sondazhe tregojnë një rënie të popullaritetit të Obamës. Ndërsa protestuesit nuk kanë ngurruar ta quajnë atë si mysliman.

a.k.NOA/RFE

KOMENTE