Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Padit në polici bashkëfshatarin: Më shqetëson me zile në telefon
English

Padit në polici bashkëfshatarin: Më shqetëson me zile në telefon

Korçë, 23 gusht, NOA – Një 45 vjeçar nga fshati Sovjan në rrethin e Korçës ka zgjedhur rrugën ligjore për t’i dhënë fund shqetësimit të përditshëm që i krijonte një bashkëfshatar i tij me anë të telefonit.

45 vjeçari me inicialet B.Xh është ankuar në polici se një prej të rinjve të fshatit, Maringlen Xhepo, prej shumë kohësh e shqetësonte në telefon duke e marrë dhe në orët e vona të natës.

I riu, Xhepo është thirrur në polici për të dhënë sqarimet në lidhje me këtë incident.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Korçë bënë të ditur se ndaj 22 vjeçarit Xhepo, ka nisur hetimi në gjendje të lirë për veprën penale të “Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike”.

Tashmë do të jetë prokuroria e rrethit të Korçës, e cila do të vazhdojë hetimet e mëtejshme për ngjarjen në fjalë.

Në raste të ngjashme, personat që kanë kryer veprime të tilla janë dënuar nga gjykata me disa mijëra lekë gjobë.

a.k.NOA

KOMENTE