English

Shau dhe kërcënoi policin se i vendosi gjobë, paditet në Prokurori

Korçë, 23 gusht, NOA – Gjoba e vendosur për tejkalimin e normave të shpejtësisë i është dukur një vendim i padrejtë një 37 vjeçari nga qyteti i Korçës.

Nuk është mjaftuar vetëm duke e kundërshtuar policin që preu fletën e gjobës, por më pas ka nisur ta ofendojë dhe kërcënojë atë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës pak ditë më parë dhe personi quhet Arben Pamelica, banues në qytetin e Korçës.

Korrespodenti i Agjencisë NOA njofton se pas incidentit, që për pak është kthyer në një konfrontim fizik mes policit dhe qytetarit, punonjësi i rendit me inicialet A.Z ka bërë kallëzim penal për 37 vjeçarin.

Pas verifikimeve paraprake, ndaj Pamelicës ka nisur hetimi në gjendje të lirë me akuzën ”Fyerjes për shkak të detyrës”.

a.k/NOA

KOMENTE