Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tronditet Greqia, 40-vjeçari shqiptar përdhunon e më pas vret vogëlushen bullgare
English

Tronditet Greqia, 40-vjeçari shqiptar përdhunon e më pas vret vogëlushen bullgare

Reni Trajkova që ju shihni në foto, ishte shpallur e zhdukur në orën 01.30 të ditës së Diel 22 Gusht 2010. ajo u gjet e vdekur sot në orën 05.05 të mëngjesit. Reagon kryebashkiaku: E njihnim për njeri të mirë. Rrëfimi i të dyshuarit dhe hetimet e policisë. Lexoni raporton e plotë të korrespondentit të NOA

Tripoli, Neohori, Greqi, 23 Gusht 2010 NOA – Një tjetër krim i shëmtuar seksual ka tronditur sot Greqinë.

Një ditë pasi u zbulua një plak pervers grek që abuzoi seksualisht me një 6-vjeçare shqiptare, sot u gjet trupi i një vogëlusheje bullgare që policia tha se është përdhunuar e më pas vrarë nga një 40 vjeçar shqiptar.

Vajza 11-vjeçare bullgare Reni Trajkova, u gjet e vdekur sot në Neohori, pas dy ditësh që ishte shpallur si e humbur në lokalitetin Eleohori në Arkadia.

Zyrtarisht, Policia e Greqisë, tha: “Shtetasi shqiptar 41 vjeçar i mbërritur në Greqi në vitin 1996 me qëndrim të rregullt dhe banim me familjen e tij prej 10 vitesh ne Neohori, u arrestua pasi ka vrarë vajzën 11 vjeçare me shtetësi bullgare Reni Trajkova ardhur në Greqi në tetor të vitit 2009 me banim në Neohori - Tripoli, ku më herët e ka përdhunuar atë”.

Policia ka shtuar se pasi të Dielën e mitura u shpall e humbur,e u kryen kërkime me qen dhe forca speciale por pa mundur ta gjejnë atë.

***

Trupi i të voglës bullgare Reni Trajkova, u gjet i pajetë sot në 05.05 të mëngjesit në arën që ndodhet disa qindra metra larg shtëpisë së saj dhe ishte plotësisht e zhveshur.

“Reni Trajkova u gjet e vdekur në Neohori pas rreth 48 orë kërkimesh. Ajo ishte keqtrajtuar seksualisht dhe nga ekspertiza e bërë del se mbi të është ushtruar marrëdhënie seksuale. Nga hetimet rezulton se kemi të bëjmë me një vrasje. Autor i krimit është një shtetas shqiptar, 40 vjeç, emigrant me qëndrim të rregullt”, - deklaruan burime zyrtare nga Policia e Greqisë.

Ata shtuan se “autori i krimit u arrestua në kushtet e flagrancës. Ai e pranoi se kishte vrarë vajzën 11 vjeçare dhe ka deklaruar se arsyet sentimentale e shtynë të kryejë vrasjen që mësohet të jetë bërë me mbytje”.

“I dyshuari pranoi se e kishte marrë vajzën e vogël në makinën e tij, një autoveturë me pretendimin se do ta çonte në shtëpinë e tij. Por në rrugë e sipër e ka ndalur automjetin në një arë disa qindra metra larg banesës së vajzës. Aty e ka përdhunuar vajzën brenda makinës dhe pastaj e ka mbytur te një pus aty afër”, - detajoi Policia e Greqisë.

I dyshuari, jeton prej 14 vjetësh në Greqi, në Neohori dhe është baba i një fëmije, djalë 7 vjeçar.

Sakaq, i shtangur nga ngjarja ka mbetur kryetari i Bashkisë së Neohori i cili shkoi në vendin ku u gjet kufoma: “E njihnim 40-vjeçarin. Jam i shtangur dhe i shokuar nga kjo që po mësoj. Ai ishte i dashur me të gjithë dhe ne e donim fort. Me këtë që ka bërë, dheu ynë nuk do ta tresë”.

n.s/r.n/NOA

KOMENTE