English

Zbulim i rrallë, gjendet pallati i Uliksit në Itakë

Itakë, 23 gusht, NOA – Pallati i Odisesë në Itakë, mund të mos jetë vetëm në rrëfimet e Homerit të madh tek vepra “Odisea”, por mund të ketë ekzistuar vërtet.....

Një grup arkeologësh grekë kanë njoftuar se duke ndjekur gjurmët e lëna nga Homeri, kanë gjetur mbetje të pallatit të Uliksit në Itakë, atje ku Homeri vetë e kishte përshkruar në veprën e tij.

Në qoftë se ky lajm do të konfirmohej, atëherë do të kemi të bëjmë me zbulimin më të madh arkeologjik të kohërave të fundit.

Elementët, që të bëjnë të mendosh për ndërtesën e heroit të Odisesë janë zbukurimet bimore dhe një burim uji, i cili daton me vitet 1300 para lindjes së Krishtit, epokë në të cilët mendohet të ketë jetuar Uliksi.

Gjetja u krye nga një ekip i drejtuar nga profesori Atanasio Papadopolos, i Universitetit të Janinës, që prej 16 vjetësh ka kryer studime në zonën veriore të ishullit.

Ai shpjegoi se pallati ka të njëjtën strukturë dhe dimension me ato të cilët janë përshkruar në të shkuarën nga Homeri, ndër të cilët mund të përmendim Mikenën dhe Pilos.

r.b/NOA

KOMENTE