Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Celulari i katërt, Plus: Do të ofrojmë shërbimin brenda afateve
English

Celulari i katërt, Plus: Do të ofrojmë shërbimin brenda afateve

Tiranë, 24 Gusht 2010 NOA - Operatori i katërt i telefonisë celulare “Plus Communication Sha” siguroi sot se do të respektojë të gjitha afatet për ofrimin e shërbimit. Burimet zyrtare nga kompania deklaruan se kompania është në procesin e ngritjes së rrjetit për ofrimin e telefonisë së lëvizshme në përputhje me detyrimet dhe afatet e autorizimit individual.

Deri tani, PLUS ka investuar rreth 35 milionë euro dhe investimi pritet të arrijë shifrën prej 100 milionë euro deri në fund të vitit 2011.

Aktualisht, Plus Communication Sha ka nënshkruar mbi 150 kontrata për instalimin e antenave në mbarë territorin shqiptar; ka instaluar pajisjet në mbi 100 antena, dhe është në procesin e testimit të shërbimit në mbi 50 antena. Sinjali i PLUS mbulon qytetin e Tiranës, Durrësit, Kavajës, Elbasanit, Aeroportin e Rinasit, si edhe rrugët kombëtare në drejtim të Jugut (Fier, Vlorë, Gjirokastër) në drejtim të Veriut (Lezhë, Shkodër), në drejtim verilindor (Pogradec, Korçë), si edhe rrugën e re që lidh Shqipërinë me Kosovën. Lidhjet fizike të interkonjeksionit me operatorët e tjerë në treg, janë në procesin e testimit, dhe shumë shpejt klientët e parë të PLUS mund të përdorin shërbimet e plota të operatorit me te ri celular në tregun shqiptar (telefonatat, SMS, lidhjen me internet etj.). Moni Buchnik, CEO i “Plus” deklaron se pavarësisht vështirësive të hasura në ndërtimin e rrjetit, kompania ka arritur të gjithë objektivat në kohë, duke ruajtur parimin mbi ofrimin e cilësisë maksimale të shërbimit.

“Ne kemi kaluar fazën më të rëndësishme të ndërtimit të rrjetit, dhe aktualisht jemi vetëm në proces të testimit të të gjitha pajisjeve të vëna në punë, si edhe të testimit të cilësisë së mbulimit me sinjal. Aktualisht, sigurimi i një cilësie maksimale të mbulimit dhe të ofrimit të shërbimeve është prioriteti ynë. Falë ekspertizës së stafit, si edhe falë mbështetjes së plotë të Bordit Drejtues të Kompanisë (e sigurisht të të gjithë aksionerëve) po provojmë çdo ditë se hapat që kemi bërë që nga dita e parë e deri sot do të na çojnë në arritjen e objektivit tonë kryesor: Të bëhemi kompania lider në tregun e telekomunikacionit në Shqipëri”, deklaroi Buchnik.

“Po ndërtojmë një kompani tërësisht shqiptare, gjë e cila i ka munguar tregut, pasi askush tjetër më mirë se shqiptarët nuk mund të kuptojë nevojat e tregut shqiptar”, tha Petraq Shomo, kryetar i Bordit Drejtues të kompanisë, si edhe përfaqësues i Asamblesë së Aksionerëve.

Ai shtoi se, që tani, përveç 200 punonjësve të PLUS, janë hapur fronte pune për më shumë se 40 kompani shqiptare që kanë marrë përsipër ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit apo edhe procese të tjera të biznesit.

Po kështu edhe kompanitë kryesore të furnizimit të teknologjisë, ndonëse të huaja, kanë punësuar staf shqiptar. Dhe më i rëndësishëm, sipas z.Shomo, është fakti që edhe të ardhurat e këtij biznesi, do të ri-investohen në Shqipëri, duke ndihmuar direkt apo indirekt forcimin e ekonomisë Shqiptarë.

Tjetër fakt i rëndësishëm është se të ardhurat e këtij biznesi, do të riinvestohen në Shqipëri, duke ndihmuar direkt apo indirekt forcimin e ekonomisë shqiptare. “Pa diskutim, do të provojmë shumë shpejt, se qëllimi i këtij biznesi nuk është thjesht fitimi, por kryesisht kontributi në të ardhmen e Shqipërisë”, shprehen drejtues të kompanisë. e.r/NOA

KOMENTE