Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Diplomacia serbe nuk përjashton kompromisin me BE për Kosovën
English

Diplomacia serbe nuk përjashton kompromisin me BE për Kosovën

Beograd, 24 gusht, NOA - Me gjithë qëndrimin e vendosur të Beogradit zyrtar se “nuk do të ketë ndryshim të tekstit të rezolutës serbe të paraqitur në OKB”, nuk është përjashtuar në tërësi mundësia e arritjes së kompromisit me Brukselin, shkruan sot gazeta serbe “Vecernje Novosti”, duke u mbështetur në burime pranë kreut të diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç.

Sqarimi përfundimtar rreth rezolutës serbe për Kosovën të paraqitur të AP të OKB-së do të jetë i ditur më vonë, më 14 shtator, mirëpo sinjalet e para të epilogut mund të shihen qysh të enjten, pas vizitës së shefit të diplomacisë gjermane, Guido Uesterselle.

Sipas “Novostit”, zgjidhja do të mund të ishte amendamenti, të cilin e ka paraqitur Brukseli në rezolutën serbe, por i cili nuk do ta ndryshonte esencën e rezolutës.

Në këtë mënyrë rezoluta serbe, sipas gazetës, do të fitonte “kalimin” në AP, ndërsa nga përmbajtja e amendamentit dhe nga paraqitësi i tij do të varej rrjedha e mëtejshme e ngjarjes.

“Tash për tash në tavolinën tonë është propozimi që të tërheqim rezolutën, apo të qëndrojmë në tekstin, i cili në asnjë element nuk do ta vërë në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës, çka natyrisht nuk vjen në shprehje. Këto janë ‘linja të kuqe’ përtej të cilave Serbia nuk do të shkojë”, ka cituar “Novosti” një bashkëbisedues nga kryediplomati serb.

Zyrtarët serbë, megjithatë, presin që Westerwelle në Beograd të sjellë “edhe shkopin edhe karrotën”, sepse sipas gazetës, në BE nuk ekziston uniteti rreth çështjes së Kosovës dhe se misioni i Uesteruelles nuk do të jetë oferta e fundit e BE-së, por kompromisi, nëse është i nevojshëm do të kërkohet deri në ditën e mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

a.k/NOA

KOMENTE