Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nepal, bie avioni, vdesin të gjithë pasagjerët
English

Nepal, bie avioni, vdesin të gjithë pasagjerët

Nepal, 25 Gusht NOA – Një avion i një kompanie ajrore në Nepal është përplasur, përpara se të ulej në Katmandu. Të gjithë pasagjerët e saj kanë mbetur të vdekur, ku janë numëruar rreth 14 viktima. Ndërmjet tyre janë gjashtë persona me kombësi të huaj, katër amerikanë, një britanik dhe një japonez.

Fillimisht avioni kishte tentuar të ulej në Lukla, por për shkak të kushteve të këqija klimatike hoqi dorë nga kjo mundësi. Kështu piloti vendosi të kthehej në Katmandu, ku më pas ndodhi dhe përplasja. Në mes të pasagjerëve të tjerë, të gjithë nga Nepali, ishin dhe tre pjesëtar të ekuipazhit.

Lukla është një pikë kalimi mjaft e dëshiruar nga turistët të cilët janë të pasionuar pas alpinizmit në rajonin e Everestit, në lindje të Nepalit. Forcat e sigurisë kanë shtyrë nisjen e ndihmës së shpejtë dhe kjo për shkak të motit të keq. Helikopterët më pas arritën të uleshin në Bastipur, në qendrën diskrete të Makavampur, jo shumë larg vendit të incidentit.

Autoritetet rrethuan vendin e përplasjes për të mbrojtur trupat dhe pjesët e prishura të aeroplanit, të cilat si pasojë e rrëzimit u shpërndanë në një sipërfaqe me rreze prej rreth 100 metra. Aeroplani, një Dornier i fabrikuar në Gjermani, u rrëzua në një zonë pranë fshatit të Shikharpur, rreth 50 kilometër në jug të Katmandu.

r.b/NOA
KOMENTE