English

PD, Ramës: Bëhu burrë e jep shpjegime, “Carta canta” zoti Rama

Tiranë, 24 gusht, NOA – Deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani i ka bërë thirrje Edi Ramës të mos fshihet, por të japë llogari për akuzat e ndërtuesve, të cilëve u merrte për çdo leje ndërtimi të dhënë mbi 20%, përmes sekserit të tij, të ashtuquajturit sipas demokratëve, Leprit të Ramës.

Deputeti Bogdani i ka kujtuar kryebashkiakut Rama akuzën e ndërtuesit Dodë Doçi, të adresuar ndaj kryebashkiakut pikërisht sepse ky i fundit i ka kërkuar 20% të vlerës për një leje ndërtimi, apo akuzën e Dine Frashëri, për detyrimin prej 20% për lejen e ndërtimit, si dhe akuzën më të fundit të deputetes demokrate Albana Vokshi me dokumente e prova se 20% e kontratës së vlerës së ndërtimit tek liqeni është detyruar të kalojë në emrin e Leprit të Ramës.

Bogdani duke iu referuar këtyre tri akuzave i kërkoi kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit të japë shpjegime.

Ndërsa nënvizoi se “Kryetari i Partisë së Leprit, nuk ndihet i gjallë, nuk dihet ku është, nuk dihet ku fshihet”.

Deputeti i PD-së, Gert Bogdani në mungesë të zotit Rama, i drejtoi disa pyetje për të cilat demokratët ende nuk kanë marrë përgjigje, sa i përket numrit të lejeve të ndërtimit të dhëna në këto 12 vjet qeverisje të Tiranës, vlerës së tyre, pasurisë së grumbulluar nga Rama për gjhobën ndaj çdo lejeje ndërtimi, pasurinë e kaluar në emër të partnerëve të vet.

Demokratët, përmes deputetit Gert Bogdani i kanë bërë këtë thirrje kryebashkiakut Edi Rama “Bëhu burrë e jep shpjegime. “Carta canta” Zoti Rama.

mit/NOA

KOMENTE