English

Sherri në ndeshjen Besa- Skënderbeu, 3 të arrestuar, 4 në kërkim për dhunë

Kavajë, 24 gusht, NOA – Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kavajës në Bashkëpunim me Policinë e Tiranës si autor të sherrit të zhvilluar në ndeshjen Besa- Skënderbeu.

Burime nga Policia e Tiranës thanë për Agjencinë NOA, se veç 3 të arrestuarve janë dhe katër persona të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim, për kërcënim dhe fyerje ndaj uniformave të policisë. Ndalimi i tyre është bërë dje në përfundim të ndeshjes nga ana e Komisariatit të Policisë së Kavajë.

Të arrestuarit janë; Agim Adriatik Musaku, 30 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë,

Nazmi Ariz Lecini, 52 vjeç, banues në fshatin Luz i Madh të Kavajës dhe Gëzim Muharrem Muka, 44 vjeç, banues në Kavajë.

Ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim; Erjon Ferdi Ajdini, 27 vjeç, banues në Kavajë, Skerdi Naim Bizhdili, 28 vjeç, banues në Kavajë, Aurel Agim Myftiu, 27 vjeç, banues në Kavajë dhe Naim Qani Haxhiu, 42 vjeç, banues në Kavajë,

Burime për NOA nga policia thanë se arrestimi tre personave ka ardhur pasi dyshohet se ata, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Besa- Skënderbeu, kanë fyer gjyqtarët e ndeshjes duke hedhur më pas sende të forta në fushë.

Ndërkohë që akuzat e tyre janë dhe për “Kundërshtimit të punonjësve të policisë”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit”, si dhe “Prishje të rendit dhe të qetësisë publike”.

Gjatë ndeshjes së zhvilluar në Kavajë janë shënuar nj sërë incidentesh nga ana e tifozëve.

a.k/NOA

KOMENTE