Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
100 vjetori i Nënë Terezës: Nesër në treg pulla e përbashkët Shqipëri-Kosovë-Maqedoni
English

100 vjetori i Nënë Terezës: Nesër në treg pulla e përbashkët Shqipëri-Kosovë-Maqedoni

Tiranë, 25 gusht, NOA – Nesër, kur mbushen plot 100 vjet nga lindja e Nënë Terezës, humanistes shqiptare që i dha aq shumë dashuri njerëzimit, hidhet në treg e para pullë e përbashkët mes Shqipërisë-Kosovës e Maqedonisë.

Prezantimi i kësaj pulle vjen pas marrëveshjes paraprake mes tri administratave postare Shqipëri-Kosovë Maqedoni, për të emetuar një pullë të përbashkët mes tri shteteve me rastin e 100-vjetorit të lindjes së humanistes së madhe shqiptare.

Tre drejtorët e postave kombëtare gjegjëse prezantuan para mediave në kryeqytet pullën dhe zarfin, që do të hidhet nesër në treg ditëlindjen e 100-ë të Nënë Terezës.

Drejtori i Postës shqiptare, Arqile Gorea në këtë prezantim të pullës unike bëri publike iniciativën e parë të bashkëpunimit mes tre shteteve, qytetarët e të cilëve do të kenë mundësi të kryejnë shërbime postare me pullën e Nënë Terezës, ndërsa filatelistët të blejnë serinë e pullës së përbashkët.

Sipas zotit Gorea, kjo iniciativë duhej të realizohej në këtë ditë të shënuar, duke pasur parasysh se shenjtorja e madhe shqiptare dhe jo vetëm shqiptarela pas një vepër të ndritur, që i dha shpresë tërë njerëzve nga çdo skaj i globit, atje ku ndodhën tragjeditë më të mëdha njerëzore, ku njerëzit kishin nevojë për ushqim, rroba, ilaçe, por mbi të gjitha shpërndau në çdo skaj të botës dashurinë njërëzore atë për të cilën ka nevojë kaq shumë shoqëria jonë.

“E veçanta e këtij evenimenti është kjo që; së bashku, tri administratat postare po dalim me një pullë të përbashkët. Ajo që na bashkon është respekti ndaj veprës së ndritur të kësaj shenjtoreje të madhe shqiptare”, tha zoti Gorea.

Ndërsa Drejtori i Postës së Kosovës Blerim Krasniqi theksoi se

“Nënë Tereza sërish na bashkoi dhe kësaj here në fushën e bashkëpunimit të administratave tona postare Kosovë-Shqipëri dhe Maqedoni, pasi shëmbëlltyra e saj është ambasadori më i mirë i popullit shqiptar. Prandaj është e natyrishme që në 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës ambasadori ynë kulturore siç është pulla postare të mbajë portretin e kësaj nobelisteje”, nënvizoi drejtori i Postës së Kosovës.

Parfaqësuesi i Postës së Maqedonisë, kreu i postës së Ohrit, Rahim Bajrami

“Nënë tereza simbolizon më së miri bashkëpunimin mes nesh. Së pari ajo paraqet një element shtesë, që na afron të gjithë neve si shqiptarë. Dua të theksoj, që lëshimi i kësaj pulle nga tri administratat tona postare nuk është aspak i rastësishëm. Ky është vetëm një nga frytet e bashkëpunimit të ngushtë disa vjeçar mes tri postave tona”, tha zoti Bajrami.

Më tej ai theksoi se “Marrëveshja e bashkëpunimit parashikon që tri postat të punonjnë së bashku në projekte rajonale dhe europiane që kanë për qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve tona që është e nevojshme në rrugën tonë drejt BE. Duke filluar nga java e kaluar Posta e Maqedonisë dhe Posta Shqiptare do të marrin pjesë së bashku në projektin e UPU-së”, shtoi kreu i Postës së Ohrit.

mit/NOA

KOMENTE