English

Arrestohet 65-vjeçari, dogji nga pakujdesia 5 dynym pyll dhe rrezikoi fshatin

Shkodër, 25 gusht, NOA – Zjarri që shkaktoi dëme të mëdha në pyjet e zonës së Shkodrës dje, rrezikoi dhe djegin e disa shtëpive,zjarr ky i shkaktuar nga pakujdesia e një 65-vjeçari.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se policia ka arrestuar dje Sabri Plakun, banues në fshatin Oblik të komunës Ana e Malit Shkodër. Arrestimi i tij është bërë pas hetimeve paraprake që u bënë pas rënies së zjarrit dhe gjetjen e arsyeve që e shkaktuan atë.

Sabri Plaku ka qenë duke punuar në pronat e tij dhe duke djegur disa prej shkurreve. Por në një moment zjarri i ka dalë nga kontrolli dhe korija në afërsi të pronës së tij ka marrë flakë.

Më pas situata është bërë alarmante, duke qenë se flakët rrezikonin të digjnin edhe disa banesa.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve dhe e banorëve të fshatrave për rreth, për të normalizuar situatën dhe për të shuar flakët të cilat ndihmoheshin dhe nga era që frynte.

65-vjeçari akuzohet për “Shkatërrim të pronës me zjarr, nga pakujdesia”.

Ngjarja ka ndodhur në orën 10:30 dhe arrestimi i Plakut është bërë në orën 19:30, pasditen e djeshme.

a.k/NOA

KOMENTE