Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Babai denoncon djalin në polici: Më kërcënoi me pistoletë
English

Babai denoncon djalin në polici: Më kërcënoi me pistoletë

Durrës, 25 gusht, NOA – Një 72 vjeçar ka bërë një padi të rrallë në Komisariatin e Policisë së Durrësit ditën e djeshme.

I moshuari me inicialet Y. K, banues në Sukth të Durrësit ka thënë para uniformave blu se djali i tij e ka kërcënuar për ta vrarë me pistoletë, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA në Durrës.

Por çudia e policisë ka qenë më e madhe kur në kontrollin e banesës së Y. K është gjetur vetëm një pistoletë lodër, të cilën e mbante djali i tij 20 vjeçar me inicialet S.K

72-vjeçari ka përshkruar detajet e momenteve kur djali i tij 20 veçar e ka kërcënuar. Ai ka thënë se mëngjesin e djeshëm, rreth orës 05:00 djali i tij i ka drejtuar pistoletën duke e kërcënuar se do e qëllojë.

Pas këtij denoncimi, policia ka shkuar në banesën e 72- vjeçarit dhe ka nisur kontrollin e imtësishëm për gjetjen e armës, me të cilën është bërë kërcënimi.

Policët kanë gjetur vetem një pistoletë lodër dhe disa fishekë luftarakë. Ndaj 20 vjeçarit ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

a.k/NOA

KOMENTE