Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha merr vlerësime për arritjet e Shqipërisë nga përfaqësues të fondacionit hollandez “Eduardo Frei”
English

Berisha merr vlerësime për arritjet e Shqipërisë nga përfaqësues të fondacionit hollandez “Eduardo Frei”

Tiranë, 25 gusht, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka marrë sot vlerësimet e Fondacionit holandez “Eduardo Frei”, i Partisë Kristiandemokrate, i kryesuar nga Bart van Winsen mbi studimin më të fundit të Newsweek, i cili e renditi Shqipërinë në vendin e 57-të, ndër 100 vendet e përzgjedhura, si më të mirat për të jetuar.

Mandej kryeministri Berisha, bëri një panoramë të shkurtër të ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri, veçanërisht në vitet e fundit, arritje këto, që për shefin e qeverisë erdhën si rezultat i përpjekjeve të mëdha, që kanë bërë shqiptarët, reformave të gjithanshme të ndërmarra nga qeveria.

Në këtë kontekst zoti Berisha u tha përfaqësuesve të fondacionit holandez, se të gjitha këto reforma kanë bërë Shqipëria sot të jetë vendi me barrën fiskale më të ulët në Europë, të ketë rritje ekonomike në kohën e krizës ekonomike dhe financiare botërore, të ketë rritje të pagave dhe pensioneve, si dhe një klimë gjithnjë e më të favorshme për investimet.

Kryeministri Berisha pohoi për bashkëfolësit e tij në takim se gjatë pesë viteve të fundit, janë arritur rezultate të rëndësishme edhe në arsim, ku është trefishuar numri i studentëve dhe po punohet për reformimin e sistemit të arsimit të lartë në vend.

Por, si gjithnjë për shefin e qeverisë shqiptare projekti më madhor mbetet integrimi në Bashkimin Europian dhe të ecësh drejt Europës, sipas kryeministrit shqiptar, “do të thotë të vazhdosh me reforma të thella e të gjithanshme”.

Gjatë takimit u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit dhe identifikimin e hapësirave, ku Fondacioni holandez “Eduardo Frei”, i Partisë Kristiandemokrate, mund të japë kontributin e tij.

Përfaqësuesi i fondacionit “Eduardo Frei”, Bart van Winsen theksoi se po sheh mundësinë e hapjes së zyrës së fondacionit edhe në Shqipëri, duke nënvizuar se ky fondacion mund të japë ndihmesë në fushën sociale, të decentralizimit, të hartimit të strategjive dhe përfshirjes së rinisë dhe grave në politikëbërje.

mit/NOA

KOMENTE