English

Eastwood dhe Redford, dy luanët e shumëpritur të Hollywoodit, në festivalin e Torontos

Toronto, 25 gusht, NOA – Dy protagonistët më të shumëpritur në Festivalin e Filmit në Toronto, në Kanada, janë regjisorët Klint Eastwood dhe Robert Redford.

Sipas mediave kanadeze dy regjisorët, Eastwood e Redford do të shfaqin premierë në këtë festival filmat e tyre më të rinj.

Eastwood do të prezantohet me filmin triller një dramë e mbinatyrshme e titulluar “The Hereafter” ku interpreton në rolin e protagonistit aktori Matt Damon.

Ndërsa Redford, në një stil krejt tjetër kinemaje, do të sjellë filmin historik, “The Conspirator”, që i kushtohet betejës së një nëne, e përkushtuar në mbrojtjen e të birit, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar në vrasjen e presidentit amerikan, Abraham Linkoln.

Në këtë dramë historike protagoniste është aktorja e njohur Robin Wright.

Festivali i Filmit të Torontos do të shpalosë siparin e tij nga 9-19 shtator.

mit/NOA

KOMENTE