Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjermani: Jo më kontroll në Facebook për punëkërkuesit
English

Gjermani: Jo më kontroll në Facebook për punëkërkuesit

Tiranë, 25 gusht, NOA- Lajme të mira për të pasionuarit e Facebook të cilët janë në kërkim të një pune në Gjermani. Një ligj i ri do të ndalojë punëdhënësit të kontrollojnë Facebook dhe rrjetet e tjera sociale për të studiuar në profilet e njerëzve që kërkojnë një angazhim në kompanitë e tyre. Megjithatë do të lejohen ende kërkimet në Google. Siç është raportuar në fakt në edicionin online të Spiegel, sipas një sondazhi të bërë në 2009 nga faqja e internetit CareerBuilder, rreth 45 për qind e punëdhënësve përdorin rrjetet sociale për të hulumtuar mbi kandidatët para punësimit. Dhe rreth 35 për qind e tyre kanë refuzuar kandidatët bazuar në atë që ata gjenin në këto vende, të tilla si fotografi të papërshtatshme, fraza ofenduese kundër ish-punëdhënësit ose rrëfime në lidhje me përdorimin e drogës.

Por me ligjin e ri propozuar nga Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere, që miratohet sot nga qeveria gjermane, kjo gjë nuk do të jetë më e mundur, dhe në vend të kësaj do të forcohet mbrojtja e jetës private për të gjithë punëkërkuesit.

a.e./NOA

KOMENTE