Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hyseni: Me Kuintin, do bllokojmë rezolutën serbe në sesionin e OKB-së në shtator
English

Hyseni: Me Kuintin, do bllokojmë rezolutën serbe në sesionin e OKB-së në shtator

Prishtinë, 25 gusht, NOA – Qeveria e Kosovës është aktivizuar 24 orë në 24 për bllokimin e miratimit të rezolutës serbe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni lajmëroi se përpara mbledhjes së OKB-së, bashkë me përfaqësuesit e Kuintit, liderët kosovarë presin shtimin e njohjeve, të paralajmëruara për pjesën e parë të muajit shtator.

“Serbia po përpiqet që ta kundërshtojë mendimin e GJND-së duke synuar që me rezolutë të kërkojë nga Asambleja e Përgjithshme thirrjen për negociata të reja”, theksoi për mediat ministri Hyseni.

Sipas tij Kërkesa për negociata të reja është kërcënim për gjithë Ballkanin”, nënvizoi Hyseni.

Sipas tij ka gjasa që rezoluta të mos procedohet fare në rendin e ditës, pasi ministri konfirmoi se “Veprimet dhe koordinimet mund të them me siguri të plotë se kanë filluar të japin frytet e para dhe ne kemi zotime nga dhjetëra vende anëtare të OKB-së që rezoluta serbe do të kundërshtohet”.

“Do të kundërshtohet pjesërisht, po ashtu, edhe si një kundërshtim, sepse në thelb draft-rezoluta serbe i bën një kritikë të papranueshme organit më të lartë të drejtësisë në botë, GJND-së”, sqaroi ministri i Jashtëm i Kosovës.

Ministri Hyseni siguroi se njohjet e reja, të paralajmëruara për fillimin e shtatorit, janë një prej sukseseve para sesionit të radhës së Asamblesë së Përgjithshme, që pritet të vulosin të drejtën e Kosovës për shtetësi.

mit/NOA

KOMENTE