English

Kryebashkiaku i Moskës, zyrtari më i pasur në Rusi

Moskë, 25 gusht, NOA - Versioni rus i revistës “Forbes” raporton se kryebashkiaku i Moskës, Juri Luzhkov, është zyrtari më i pasur shtetëror në Rusi. 73 vjeçari Luzhkov mban pozitën e të parit të kryeqytetit rus, Moskë, që 18 vitesh, ndërsa mandati aktual i përfundon në vitin 2011.

“Forbes” jep të dhëna të përgjithshme edhe për familjen e Luzhkov, pasuria e të cilës arrin në 1 miliard dollarë për vitin 2009.

Bashkëshortja e kryetarit të Moskës, Jelena Baturina, e njohur për biznesin tejet të suksesshëm të patundshmërive vlerësohet si gruaja më e pasur ruse me të ardhura vjetore deri 680 milion dollarë.

Në vitin 2006 e njëjta revistë kishte raportuar për mënyrën se si Jelena Baturina kishte arritur deri te pasuria e saj. Për këtë arsye, bashkëshortja e kryebashkiakut të Moskës e kishte paditur revistën “Forbes” në rusisht dhe kishte fituar gjyqin.

Raportimi i fundit i “Forbes” që publikon pasurinë e qiftit, Luzhkov – Baturina botohet në muajin shtator.

NOA

KOMENTE