Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prokuroria e SHBA zyrtarizon padinë për Almir Rrapon, akuzohet për krim të organizuar
English

Prokuroria e SHBA zyrtarizon padinë për Almir Rrapon, akuzohet për krim të organizuar

Uashington, 25 gusht, NOA - Autoritetet amerikane thonë se kanë arrestuar pjesëtarë të një grupi ndërkombëtar të krimit të organizuar, përfshirë një zyrtar të qeverisë shqiptare.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Nju Jork tha në një raport që u publikua sot nga mediat amerikane se forcat e rendit kishin arrestuar Florian Veshin dhe Almir Rrapon nën akuza ku përfshihen edhe vrasje, grabitje, rrëmbime dhe djegia.

Ndaj Almir Rrapos akuzat u ngritën të hënën në një gjykatë në Nju Jork pas arrestimit të tij nga policia shqiptare në muajin korrik të këtij viti.

Në atë kohë ai shërbente si këshilltar administrativ për zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Florian Veshi u arrestua të hënën nga forcat e rendit që përfshinin pjesëtarë të Byrosë Federale të Hetimeve dhe policë të qytetit të Nju Jorkut.

Prokurorët thonë se edhe 10 persona të tjerë janë arrestuar si pjesëtarë të grupit të akuzuar për vrasjen e dy personave, trafikimin e më shumë se 680 kilogramëve mariuanë dhe rrëmbimin e dy njerëzve, raporton radio Zëri i Amerikës.

NOA

KOMENTE