Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli me Winsen: Shqipëria po ecën falë vizionit të qartë të qeverisë
English

Topalli me Winsen: Shqipëria po ecën falë vizionit të qartë të qeverisë

Tiranë, 25 gusht, NOA - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli priti sot delegacionin e Fondacionit hollandez “Eduardo Frei”, një fondacion i Partisë Kristiandemokrate, të kryesuar nga Bart van Winsen.

Kreu i Fondacionit Winsen vlerësoi transformimet e mëdha të Shqipërisë, të njohura tashmë në mbarë botën përmes studimeve më të fundit, ku ai iu referua studimit të prestigjiozes mediatike Newsweek, apo raporteve globale ekonomike dhe të biznesit.

Duke u ndalur pikërisht në studimin e Newsweek, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e 57-të, ndër 100 vendet më të mira për të jetuar, Kryetarja e Kuvendit tha se “nuk mund të gjendet vend tjetër si Shqipëria, që të ketë arritur kaq shumë, në pak vite”.

Kryetarja e Kuvendit e njohu delegacionin holandez me punën intensive të parlamentit, ku vetëm këtë vit janë miratuar mbi 250 ligje e vendime, pjesë e refomave të mëdha.

Sipas zonjës Topalli, “Në një kohë të krizës ekonomike globale, falë doktrinës ekonomike e vizionit të qartë, Shqipëria, jo vetëm pati rritje ekonomike pozitive, por vijoi rritjen e pagave e pensioneve edhe pse një vend me taksat më të ulta në Europë”.

Kryeparlamentarja Topalli i evidentoi zotit Bart van Winsen se USAID në raportin mbi performancën e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit në Shqipëri konfirmoi suksesin e reformave të ndërmarra për përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

Ajo përmendi edhe vlerësimin nga OKB me çmimin e ekselencës për prokurimet elektronike.

Zonja Topalli nënvizoi se “falë zhvillimit të infrastrukturës, nuk ka ndonjë vend tjetër, që në 5 vjet të ketë dhjetëfishuar turizmin, siç ka ndodhur në Shqipëri”, ku turizmi, po shndërrohet gjithnjë e më shumë ndër degët më kryesore të ekonomisë shqiptare dhe vetëm këto dy vjet u rrit me 60 përqind.

Kryetarja e Kuvendit pohoi se Shqipëria është në momentet e saj më të mira, falë angazhimit dhe punës intensive për finalizimin së shpejti të heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë, duke pasur prioritet të qartë integrimin në familjen europiane, të cilës Shqipëria i përket.

mit/NOA

KOMENTE