Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: PD-PS të zgjidhin situatën politike
English

Topi: PD-PS të zgjidhin situatën politike

Tiranë, 25 gusht, NOA – Presidenti Bamir Topi ka kërkuar sot nga partitë politike që të zgjidhin krizën politike në vend. Në një prononcim dhënë për mediat pas takimit që ka zhvilluar në Konferencën e Ambasadorëve, Topi ka deklaruar se kreu i shtetit nuk ka asnjë hapësirë ligjore për të vepruar.

Presidenti ka theksuar se u takon partive politike që të ulen dhe të negociojnë duke qenë se janë më pak në numër në Kuvend, sesa partitë që kanë qenë më parë.

Kreu i shtetit ka folur dhe për procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj kushtetuese. Ai ka deklaruar se edhe gjatë kësaj kohe puna ka vazhduar për gjetjen e emrave të përshtatshëm dhe seleksionimin e tyre.

Topi ka thënë për mediat se kandidaturat do të jenë profesionale dhe mjaft cilësore.

a.k/NOA

KOMENTE