Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Westerwele në Ballkan: Kroacia së shpejti në BE. Siguria dhe Stabiliteti të rëndësishëm për integrimin e rajonit
English

Westerwele në Ballkan: Kroacia së shpejti në BE. Siguria dhe Stabiliteti të rëndësishëm për integrimin e rajonit

Zagreb, 25 gusht, NOA – Në turin e tij ballkanik, shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle gjatë vizitës së sotme në Kroaci ka garantuar presidentin kroat Ivo Josipovic se kroacia është shumë pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Vizita e parë e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë në rajonin e Ballkanit ishte ajo në Kroaci.

Ndërsa të enjten ministri Westerwelle do të vizitojë Beogradin, Sarajevën dhe të premten do të ndalojë në Kosovë.

Sipas autoriteteve gjermane zoti Westerwelle gjatë vizitave në rajonin e Ballkanit pritet të diskutojë mbi rëndësinë e madhe për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Madje mësohet se Westerwelle do të bëjë presion për më shumë reforma, që qojnë drejt integrimit evropian si dhe do të përpiqet të bindë Serbinë për bisedime të hapura me Kosovën.

Shefi i diplomacisë gjermane në axhendën e t tij, do të ketë takime me udhëheqësit politikë të Bosnje-Hercegovinës, serbisë dhe Kosovës, por edhe më drejtues biznesesh në këto vende të Ballkanit dhe organizata joqeveritare.

Ministri i Jashtëm Gjerman, Guido Westerwelle pritet që në Kosovë përveç liderëve politikë të takohet edhe me forcat ushtarake gjermane në vend, ndërsa është lajmëruar se ai do të mbajë edhe një fjalim në Kuvendin e Kosovës.

mit/NOA

KOMENTE