Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha takon ambasadorin e BE: Janë gjithë mundësitë për standarde në zgjedhjet e reja
English

Berisha takon ambasadorin e BE: Janë gjithë mundësitë për standarde në zgjedhjet e reja

Tiranë, 26 Gusht 2010 NOA - “Ekzistojnë hapësira shumë të mira në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin për të gjetur një zgjidhje të përbashkët të problemeve, në mënyrë që të sigurohet arritja e plotë e standardeve në zgjedhjet e ardhshme”.

Kështu u shpreh Kryeministri Sali Berisha sot në një takim që pati me ambasadorin Helmuth Lohan, me rastin e përfundimit të mandatit të tij si kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Berisha vlerësoi rezolutën e Bashkimit Evropian mbi situatën politike dhe zgjidhjen e saj duke shprehur gatishmërinë për zbatimin e kësaj rezolute në bashkëpunim të plotë me opozitën.

Zyra për shtyp e kryeministrit nuk publikoi asnjë detaj mbi deklarimet e Ambasadorit Lohan mbi ngërçin politik.

Ndërsa përmendi se Lohan “e falënderoi Kryeministrin Berisha për bashkëpunimin e shkëlqyer midis delegacionit të Bashkimit Evropian dhe qeverisë shqiptare, e në mënyrë të veçantë marrëdhëniet e drejtpërdrejta të frytshme dhe miqësore me Kryeministrin”.

Gjatë takimit ambasadori Lohan ka përmendur “reformat dhe përpjekjet e mëdha, si dhe ndryshimet e jashtëzakonshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare për modernizimin e vendit dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian, përfshirë arritjen e shumicës së standardeve ndërkombëtare në zgjedhjet e vitit 2009 dhe në mënyrë të veçantë për reformat dhe arritjet e jashtëzakonshme në procesin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave dhe integrimin e vendit në tërësi”.

Po ashtu Ambasadori Lohan citohet të ketë shprehur kënaqësinë që kish qenë dëshmitar i ndryshimeve të mëdha të Shqipërisë gjatë viteve të mandatit të tij.

Kurse Berisha ka vlerësuar se “vitet gjatë të cilave ambasadori Lohan dha kontributin e tij të çmuar kanë shënuar momente shumë të rëndësishme, përfshirë zbatimin me sukses të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidatit, dërgimin e pyetësorit nga Komisioni Evropian dhe kthimin e përgjigjeve nga qeveria shqiptare, si dhe vendimet e marra nga Bashkimin Evropian në procesin e liberalizimit të vizave me Shqipërinë”.

Kryeministri ka thënë se transparenca në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis qeverisë dhe Komisionit ka qenë shumë i rëndësishëm, dhe se ai dhe qeveria shqiptare i kishin transformuar sugjerimet dhe vërejtjet e Bashkimit Evropian në prioritete të punës në procesin e reformimit dhe modernizimit të vendit.

Po ashtu Berisha ka përmendur se procesi i integrimit, si një prioritet i qeverisë, është i bazuar tërësisht në meritë dhe arritje.

e.r/NOA

KOMENTE