English

Kuzhe: Ja 23 lojtarët për takimet e para të Euro 2012

Josip Kuzhe ka bërë të ditur 23 lojtarët që do të grumbullojë në dy takimet e para kualifikueseve të Euro 2012. Trajneri ka thirrur për herë të parë për një ndeshje zyrtare Ahmed Januzin, sulmuesin e ri që luan në kampionatin ukrainas. 22 vjeçari Januzi është thirrur edhe më parë nga Jospo Kuzhe por nuk ka arritur të luajë asnjë minutë.

Në listë vërehet edhe rikthimi i kapitenit Ervin Skelës që ende nuk ka gjetur ekip. Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin të dielën pasdite dhe më 3 shtator do të luajnë në Rumani. Sfida tjetër do të jetë ndaj Luksemburgut në Shkodër më 7 shtator.

Shqipëria është pjesë e grupit D kualifikues të Euro 2012.

KOMENTE