Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri”
English

“Në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri”

Nënë Tereza mendonte kur thoshte: “Në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri”. Sheshi “Nënë Tereza” që hyn në konkurs dhe që do të transformohet, sigurisht nuk do të shënojë fundin e transformimit të shumëçkaje, por do të jetë një qiri i ndezur për ndriçuar rrugën në të ardhmen”

Nga Edi Rama

Është e udhës të flasim me gjuhën e atdheut të Nënë Terezës. Jam shumë i kënaqur që t’u uroj mirëseardhjen në Shqipëri drejtorit të ri të “Cooperazione Italiana”, dhe ta falënderoj në mënyrë të posaçme, së bashku me mikun tonë dhe qytetarin e përkohshëm të Tiranës, Ambasadorin e Italisë, për nxitjen dhe vënien në lëvizje me shpejtësi të një ëndrre të mbetur në sirtar për një kohë të gjatë, të një projekti për të cilin prej kohësh kemi gjetur interesin e përbashkët, jo thjesht në funksion të një kooperacioni që shtrihet në shumë fusha për vite të tëra, por edhe për arsyen e simbolikës që përfaqëson sheshi “Nënë Tereza”, si një hapësirë ku ndërthuren vlera të shumanshme të një tradite urbane dhe arkitektonike të qytetit, nën ndikimin e kulturës italiane të projektimit të fillimeve të shekullit të shkuar, por edhe si një vend që falë emrit merr një tingull të veçantë.

Ky shesh shfaqet mbi trupin e kryeqytetit në vitet ‘20, në këmbët e një kodre që quhej “Kodra e Paqes” dhe vjen si embrion i asaj që ishte për kohën, Tirana e Re, falë frymëzimit dhe vijave të para të hedhura nga një arkitekt roman Armando Brasini, i cili në fakt shkroi preludin e Tiranës që ne më pas trashëguam, por në fakt shënoi një pikë së cilës ne vijimësisht i referohemi si një aks i pafundësisë, aksi i sotëm i bulevardit, i konceptuar njëkohësisht si një nisje drejt pafundësisë”.

Në vitin 1941 me Planin e Përgjithshëm Rregullues të Tiranës, arkitekti Gerardo Bosio e vë këtë hapësirë në funksion të ndikimit politik dhe kulturor të kohës, ndikim politik dhe kulturor i mishëruar në një arkitekturë me një fizionomi të saj të përcaktuar dhe ky bëhet sheshi i Littorios, ndërsa në fakt në periudhën e diktaturës komuniste, ndonëse godinave të sheshit u hiqet një funksion partiak i kohës së fashizmit, përsëri sheshi trajtohet si një pikë reference për ideologjinë dhe lëvizjet e degradimit tërësor të asaj periudhe shfaqet shatërvani i cili është në fakt një “lule” abstrakte që i bën jehonë yllit”.

Dihet se si kanë rrjedhur gjërat më pas, në vitet ’90, kur si shumë apo si gjithë hapësirat e kryeqytetit, ky shesh iu lëshua në dorë kaosit dhe rrëmujës që mbretëruan kryeqytetin e viteve ‘90.

Sot ne jemi këtu për të nisur së bashku me miqtë dhe partnerët e pazëvendësueshëm të vendit dhe qytetit tonë, një sfidë të transformimit të sheshit, në një hapësirë që ashtu si sheshi “Skënderbej” në rindërtim, ashtu si dhe të tjera hapësira, ashtu do të jetë Tirana e këtij shekulli dhe në këtë konktekst, jam vërtet shumë i lumtur që kemi jo vetëm mbështetjen financiare e cila ka rëndësinë e vet, por edhe të partneritetit të miqve dhe partnerëve italianë që pa asnjë dyshim do të luajnë një rol kyç, në organizimin e gjithë procesit të një konkursi ndërkombëtar, ku ne sëbashku do të përzgjedhim idenë më të mirë për transformimin e sheshit “Nënë Tereza”, në një hapsirë që të jetë sa më shumë e qytetarëve dhe qytetareve të Tiranës, sa më pak të makinave dhe zhurmës, një hapësirë që t’i bëjë jehonë historisë, historisë së zhvillimit urban, historisë si zhvillim kulturor e përkatësi vlerash por edhe një hapësirë që të paralajmërojë të ardhmen, një hapësirë ku secili të ndihet brenda historisë, por njëkohësisht gjithkush të ndiejë drejtimin e rrugës drejt së ardhmes, një ndërthurje e trashëgimisë së çmuar kulturore të këtij sheshi, të kësaj hapësire dhe ëndrrat pasionet ambiciet e gjeneratës së re, të gjithë atyre që më pas do të vijnë në këtë shesh, jo si në një vend të thjeshtë ku vizitohet historia, por si një vend ku ndihesh pjesë e bashkëkohësisë.

Do të doja ta mbyllja me shprehjen e një bindjeje, se në ditë të shënuara kur ne shqiptarët e kemi zakon të flasim nga mëngjesi deri në darkë për vlerat dhe parimet, duhet të shërbejnë njëkohësisht edhe si ditë kur ne do të kujtohemi se në ditë të zakonshme, shpesh herë i harrojmë vlerat dhe parimet dhe së fundmi ditët e shënuara janë vërtet të shënuara, kur kujtojmë të kaluarën, por kur gjejmë mënyrën për të bërë të lindë diçka që i vlen së ardhmes. Kjo sot është një ditë e shënuar për të gjitha arsyet që kanë të bëjnë me vlerat e parimet universale, që Nënë Tereza i mishëron, të cilën ne sot e përkujtojmë, por është edhe një ditë e shënuar, sepse ne sot bëjmë një akt, bëjmë një shembull të asaj që Nënë Tereza mendonte kur thoshte: “Në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri”. Sheshi “Nënë Tereza” që hyn në konkurs dhe që do të transformohet, sigurisht nuk do të shënojë fundin e transformimit të shumëçkaje, por do të jetë një qiri i ndezur për ndriçuar rrugën në të ardhmen”.

KOMENTE