Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti i Kosovës: Ka ardhur koha që Sllovakia ta njohë Kosovën
English

Presidenti i Kosovës: Ka ardhur koha që Sllovakia ta njohë Kosovën

Prishtinë, 26 Gusht 2010 NOA – Ka ardhur koha që Slovakia të njoh pavarësinë e Kosovës ndaj të lëvizë përpara dhe ta njohë Republikën e Kosovës dhe të shtojë bashkëpunimin me të në të gjitha fushat.

Kërkesën e bëri sot Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu pasi priti në takim lamtumirës shefin e deritashëm të Zyrës së Sllovakisë, z.Miroslav Nad, si dhe shefin e ri të kësaj zyre, z.Henrik Markus.

Në takim Sejdiu e falënderoi zotin Nad për bashkëpunimin me Zyrën e Presidentit dhe institucionet e tjera të vendit gjatë kohës sa ai drejtoi Zyrën e Sllovakisë në vendin tonë.

Ai gjithashtu vlerësoi punën që z.Nad dhe njerëzit nga Sllovakia kanë bërë në Kosovë në kuadër të misioneve ndërkombëtare, posaçërisht në kuadër të KFOR-it.

Duke folur për zhvillimet në Kosovë, Presidenti theksoi se pas shpalljes së pavarësisë, në vendin tonë është krijuar një realitet pozitiv, i kundërt me atë që e kanë parashikuar kundërshtarët e pavarësisë.

Ai e cilësoi si një moment tepër të rëndësishëm mendimin e qartë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës.

Sejdiu shtoi se pas mendimit të GJND-së është gjithçka e qartë edhe për shtetet që kanë pasur hezitime dhe kërkoi që edhe Sllovakia të lëvizë përpara dhe ta njohë Republikën e Kosovës dhe të shtojë bashkëpunimin me të në të gjitha fushat.

Z. Sejdiu vlerësoi se institucionet e Kosovës dhe të Sllovakisë kanë shumë fusha të rëndësishme bashkëpunimi, sikur edhe të qytetarët e të dy vendeve tona.

Presidenti theksoi se prioritet i vendit tonë është sigurimi i numrit sa më të madh të njohjeve dhe anëtarësimi në sa më shumë institucione ndërkombëtare. “Ne nuk kemi tjetër vizion pos anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO“, tha ai.

a.b/NOA

KOMENTE