English

Ronaldinho: Do të ishte mjaft bukur të luaja përkrah Ibrës

Milano, 26 Gusht NOA - Ronaldinho dhe Ibrahimoviç shumë shpejt mund të jenë një dyshe sulmi e shumë ëndërruar për tifozët e Milanit.

Dinho është i pari që dëshiron të shohë Ibrën në ekipin e kuq e zinjve dhe kjo duke luajtur përkrah tij.

“Në këto moment të gjithë janë duke folur për Zlatan dhe në lidhje me këtë fakt i kam thënë atij, se në qoftë se do të vijë në radhët e Milanit, do të ishte një kënaqësi për mua të luaja përkrah tij. Tashmë duhet vetëm të presim për të parë se çdo të ndodhë më tej”, - deklaroi braziliani.

Me ardhjen e Ibrahimoviç mund të themi se ekipi i drejtuar nga Allegri do të përforcohej shumë dhe diferenca me kampionët e Interit këtë herë do të ndryshonte, të paktën kjo është ajo që presin të gjithë tifozët e skuadrës.

r.b/NOA

KOMENTE