Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Dita kur Nënë Tereza do të shpallet shenjtore është shumë e afërt
English

Topi: Dita kur Nënë Tereza do të shpallet shenjtore është shumë e afërt

Tiranë, 26 gusht, NOA – Presidenti Bamir Topi vlerësoi sot figurën e Nënë Terës dhe kontributin që ka dhënë ajo për gjithë botën. Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e organizuar nga Presidenca me këtë rast, Topi u shpreh se është shumë e afërt dita kur, Nënë Tereza do të shpallet shenjtore.

Ai u shpreh se Nënë Tereza është figura më e spikatur dhe se shqiptarët duhet të bëjnë me shumë për të. “Ne kemi të drejtë të krenohemi me Nënë Terezën”, tha Topi.

Në aktivitetin organizuar në Presidencë ka qenë i pranishëm dhe Kryetari i PS-së dhe Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

Topi bëri publike dhe një nisëm që ka të bëjë me ndërtimin e një rruge që do të quhet “Rruga e Paqes”, në nder të Nënë Terezës.

Kreu i shtetit vlerësoi se kontributi i Nënë Terezës është i paharrueshëm, duke u shprehur se ajo ishte zëri i miliona njerëzve të varfër. “Dashuria dhe besimi ishin arma e saj, dhembshuria ishte forca madhore e shpirtit të saj. Me përkushtim ajo rendi drejt lirive dhe të drejtave njerëzore, u ktheu dinjitetin miliona njerëzve që ishin të zhytur në mjerim, harresë, sëmundje”, u shpreh Topi.

a.k/NOA

KOMENTE