English

Transferimi i Diegos tashmë është zyrtarizuar

Gjermani, 26 Gusht NOA - Transferimi i Diegos tek ekipi gjerman i Volfsburg tashmë është zyrtarizuar.

Talenti brazilian ka zbarkuar në Gjermani gjatë ditës së mërkurë, ku menjëherë ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka hedhur firmën mbi kontratë.

Nënshkrimi i saj, do të lidhë ish-mesfushorin e Juventusit, për katër vitet e ardhshme me klubin Gjerman dhe lojtari do të përfitojë një pagesë prej 6 milion eurosh në sezon.

Nga kjo marrëveshje klubi i bardhë e zinjve përfitoi një shifër prej 15 milion eurosh, ku mund të marrë dhe 2 milionë të tjera në rast se Volfsburg do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Për Diegon, zyrtarizimi përballë shtypit gjerman do të bëhet orët në vazhdim.

r.b/NOA

KOMENTE