Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Apeli i kryetarit të Demokracia e Re: Shteti të rindërtojë shkollën e djegur
English

Apeli i kryetarit të Demokracia e Re: Shteti të rindërtojë shkollën e djegur

Shkup, 27 Gusht 2010 NOA/ Z. Ramadani - Kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani, njëherësh edhe deputet i zonës zgjedhore 1, sot vizitoi banorët e fshatit Svillare, ku për së afërmi u njoftua me problemet e tyre.

Takimi u realizua në oborrin e shkollës fillore së djegur para 8 muajve. Selmani dërgoi porosi edhe krerëve komunal edhe Qeverisë që të ndërmarrin hapa të menjëhershme për riparimin e kësaj shkolle, pasi që ngelin vetëm edhe disa ditë nga fillimi i vitit shkollor të ri, ndërsa mbi 700 nxënës nuk kanë ku të ndjekin procesin arsimor.

“Kjo pamje pas neve sot flet më tepër se çdo premtim, më tepër se çdo reklamë qeveritare dhe më tepër se çdo gjoja angazhim për arsim më cilësor në çdo vendbanim të Republikës së Maqedonisë. Edhe pas 8 muajve, fshati Svillare, nxënësit dhe prindërit ballafaqohen me mungesën e objektit elementar dhe kushteve elementare për ndjekjen e arsimit fillor”, - tha z.Selmani.

Në vend se sot ne këtu të bisedojmë për ngritjen e një shkolle të mesme në Svillare, të bisedojmë për një sallë sporti për këta fëmijë, - vijoi Selmani, - ne sot jemi të detyruar t’iu apelojmë qeveritarëve, kryeministrit, ministrit Todorov, funksionarëve të BDI-së të vijnë të shohin situatën reale.

Selmani apeloi me shprehjen “Mjaft më me prioritete të gabuara” dhe vazhdoi: ‘Për çdo ditë shohim si vendoset nga një përmendore a nga një luan me vlerë prej miliona eurove në sheshin e Shkupit, ndërsa ky objekt i shkollës ngel edhe më tutje jashtë prioriteteve të kësaj Qeverie”.

Apeloj deri te Qeveria menjëherë të vendos në prioritetet më të larta të saj ndërtimin e kësaj shkolle. Përndryshe, jo vetëm që do të bëjnë mëkat ndaj fëmijëve dhe nxënësve, por do të marrin edhe dënimin e paparë nga elektorati dhe nga populli shqiptar, - paralajmëroi z.Selmani.

“Mos të bëhen robër të interesave të ngushta personale dhe partiake, por definitivisht të kthjellen dhe të mendojnë edhe për interesat më të gjëra popullore.” - deklaroi Selmani nga oborri i shkollës së djegur.

z.r/e.r/NOA

KOMENTE