English

Berisha në Austri, takim me kryeministrat e vendeve të Europës Juglindore

Tiranë, 27 gusht, NOA – Kryeministri Sali Berisha është nisur sot drejt Austrisë ku do të marrë pjesë në takimin e krerëve të qeverive të vendeve të Europës Juglinore.

Aktiviteti i përvitshëm zhvillohet në Salzburg të Austrisë dhe përveç kryeministrave të rajonit, në të marrin pjesë dhe shumë personalitete të Bashkimit Europian. Burime nga Kryeministria thanë për Agjencinë NOA se shefi i kabinetit qeveritar është ftuar në këtë aktivitet nga Kancelari i Austrisë Verner Faymann.

Në këtë takim kryeministri Berisha shoqërohet nga bashkëshortja e tij znj. Liri Berisha. Pas axhendës zyrtare të takimit, Berisha dhe bashkëshortja e tij do të jenë të pranishëm në festivalin e përvitshëm të Salzburgut, ku do të ndjekë shfaqjen “Romeo dhe Zhuleta”, e cila prezantohet gjatë ditëve të këtij aktiviteti.

a.k/NOA

KOMENTE