English

Fabio Quagliarella është një sulmues i Juventusit

Torino, 27 Gusht NOA - Fabio Quagliarella është sulmuesi i ri i skuadrës së Juventusit. Kështu me largimin e Diegos, për bardhë e zinjtë ka ardhur menjëherë një përforcim në sulmin e tyre.

Ish lojtari i Napolit tashmë ka kaluar me sukses të gjitha vizitat mjekësore dhe tashmë do të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë me klubin e Juventusit.

Për momentin mund të pohojmë se Quagliarella do të shkojë në Torino në formën e një huazimi me të drejtë blerje të kartonit të tij. Shifra e dhënë në drejtim të Napolit ka qenë ajo e 4.5 milionë eurove dhe për të blerë lojtarin, Juventusit do t’i duhet të shtojë dhe 10 milionë të tjera.

Pas zyrtarizimit të tij, drejtori i përgjithshëm i klubit, Marotta, ka pohuar se tashmë ekipi është në kërkim të një mbrojtësi krahu, i cili me shumë mundësi do të jetë Ziegler i Spamdorias.

r.b/NOA

KOMENTE