Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ikën nga Kosova numri 2 i KFOR, Krasniqi: Na rritët profesionalisht
English

Ikën nga Kosova numri 2 i KFOR, Krasniqi: Na rritët profesionalisht

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi priti gjeneralin Satta

Prishtinë, 27 Gusht 2010 NOA - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot në takim lamtumirës zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral Antonio Satta, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin frytshëm, për detyrën me përgjegjësi në kuadër të KFOR-it dhe për kontributin e çmuar në ngritjen dhe profesionalizimin e FSK-së.

Ai e ka vlerësuar miqësinë historike ndërmjet popullit të Kosovës dhe popullit italian, e ka falënderuar shtetin mik të Italisë për gjithë mbështetjen e saj për Kosovën, kurse në mënyrë të veçantë i ka falënderuar pjesëtarët italianë, në kuadër të KFOR-it, për mbështetjen e vazhdueshme të FSK-së.

Zëvendëskomandanti i deritanishëm i KFOR-it, gjeneral Antonio Satta, e ka përgëzuar kryeparlamentarin Krasniqi për udhëheqjen e mirë të legjislativit të vendit.

Megjithë kontributin e rëndësishëm të bashkësisë ndërkombëtare për mbarëvajtjen e punëve në Kosovës, Satta ka vlerësuar se meritat më të mëdha për këtë i takojnë lidershipit të vendit.

Ai e ka garantuar kryeparlamentarin Krasniqi se Italia do të jetë pjesë aktive e KFOR-it dhe se do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në, sikurse edhe EULEX-in, nëpërmjet njësive të saj të karabinierëve.

Bashkëbiseduesit e kanë vlerësuar shumë pozitiv bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet dy vendeve dhe janë shprehur të bindur se ai duhet të thellohet edhe më në shumë fusha me interes reciprok.

a.b/NOA

KOMENTE