English

Ricikloni celularin e vjetër pranë dyqaneve Vodafone dhe kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit

Vodafone Albania vazhdon fushatën e riciklimit të celularëve të përdorur në të gjithë dyqanet e saj në të gjithë Shqipërinë

Tiranë, 27 Gusht 2010 NOA - Vodafone është i vetmi operator shqiptar në fushën e komunikimeve elektronike që nxit riciklimin e aparateve celularë të përdorur. Fillimisht, Vodafone prezantoi skemën e riciklimit të celularëve në vitin 2006 në dyqanet kryesore të Vodafone.

Tashmë, me rreth 100 dyqane në mbarë vendin kompania synon të japë një kontribut gjithnjë e më të madh në mbledhjen dhe riciklimin e celularëve të përdorur si dhe në të njëjtën kohë të përcjellë një mesazh publik sensibilizues për nevojën e të qenit aktivë në mbrojtjen e mjedisit.

Si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen qytetare për këtë iniciativë sociale, Vodafone do të ofrojë dhe dhurata speciale për 200 qytetarët e parë të cilët do të dorëzojnë aparatet e tyre të përdorur.

Një karikues universal për celularë që furnizohet vetëm me energji diellore do t’i dhurohet çdo qytetari që do të dorëzojë të paktën 3 aparate celularë të përdorur.

Ndërkohë, Vodafone ju rikujton që vazhdojnë ofertat verore për klientët e saj ekzistues dhe të rinj.

Të gjithë klientët të cilët bëjnë aktivizime të reja numrash Vodafone Card dhe Vodafone Club përfitojnë 100 Lekë pas rimbushjes së parë të çdo muaji, me vlerë 300 Lekë e lart, për 12 muajt e ardhshëm.

Dhe jo vetëm kaq. Të gjithë abonentët Vodafone Card do mund të përfitojnë nga paketa javore për të komunikuar më shumë dhe më lirë me të dashurit e tyre.

Me ofertën e paketës së kombinuar javore abonentët Vodafone Card përfitojnë 30 minuta bisede me çdo numër kombëtar, 30 SMS kombëtare dhe 50 MB internet kushtojnë vetëm 400 Lekë (me TVSH)

e.r/NOA

KOMENTE