Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbia pranon ndryshimin e rezolutës?
English

Serbia pranon ndryshimin e rezolutës?

Beograd, 27 Gusht 2010 - “Beogradi dhe Brukseli do ta gjejnë mënyrën për të modifikuar propozim rezolutën e dërguar nga Serbia në Kombet e Bashkuara”, shkruan në numrin e sotëm e përditshmja serbe Politika.

Gazeta shkruan se vizita e djeshme e ministrit të Jashtëm gjerman “nuk i ka mbyllur dyert e negociatave” për një ndryshim të mundshëm të tekstit.

Sipas gazetës marrëveshja për mundësinë e ndryshimit të rezolutës së Serbisë është arritur gjatë takimit të shefit të diplomacisë gjermane Vestervele me presidentin Boris Tadiç. Zyrtarisht pas takimit u deklarua se “të dy biseduesit ranë dakord se e ardhmja e Serbisë është në BE dhe Gjermania është partneri politik dhe ekonomik më i rëndësishëm për Serbinë”. /rfe/

KOMENTE