Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandal në Kosovë, RTK “neglizhon” transmetimin e seancës solemne, reagon Kuvendi
English

Skandal në Kosovë, RTK “neglizhon” transmetimin e seancës solemne, reagon Kuvendi

Akuza për sabotim të qëllimshëm ose më së paku, neglizhencë fëminore

Prishtinë, 27 Gusht 2010 NOA – Radio Televizioni i Kosovës (RTK) nuk e ka transmetuar sot seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës ku ndodhej ministri i Jashtëm gjerman e ku u lëshuan mesazhe të forta pro pavarësisë dhe apel këmbëngulës për Serbinë që të mos guxojë të çojë në OKB rezolutë kundër Kosovës.

Për këtë incident, ka ardhur reagim zyrtar nga Kuvendi i cili lëshoi një komunikatë sot “lidhur me mostransmetimin nga RTK-ja të seancës solemne të Kuvendit të Kosovës”.

Reagimi zyrtar vlerëson se mostransmetimi ka qenë ose “neglizhencë infantile apo sabotim i qëllimshëm”.

“Drejtuesit e Kuvendit të Republikës së Kosovës, deputetët dhe punonjësit e tjerë të legjislativit të vendit, por edhe përfaqësuesit e medieve, të akredituar në Kuvend, kanë përjetuar sot një befasi tepër të pakëndshme - mostransmetimin nga RTK-ja të seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, e cila mbahej për të nderuar ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Guido Westerwelle”, - thuhet në deklaratë. ”Zotërinjtë e RTK-së ishin të informuar fare mirë, ashtu siç ishte i informuar edhe opinioni i gjerë se miku i Kosovës, z. Westerwelle, do t’u drejtohej deputetëve, me një fjalë rasti”, - vijon deklarata.

Kurse kujton faktin se “qytetarët me të drejtë prisnin që, si zakonisht, seancën ta ndiqnin nëpërmjet televizionit publik”.

“Taksapaguesit e të vetmit radiotelevizion publik në Kosovë, kanë të drejtë të kërkojnë llogari për këtë veprim të papërgjegjshëm e skandaloz të menaxhmentit të RTK-së”.

Në përfundim Kuvendi thekson se mbetet nga drejtuesit e RTK-së që ta vlerësojnë vetë këtë skandal profesional.

“Koordinatat e vlerësimit të mostransmetimit nga RTK-ja të seancës solemne të Kuvendit të Kosovë, gjithsesi, shtrihen nga neglizhenca infantile deri tek sabotimi i qëllimshëm”, - deklaron prerë Kuvendi.

a.b/NOA

KOMENTE