Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi: Puthjet nuk kanë të bëjnë me dashurinë, shërbejnë për të mbrojtur gratë shtatzëna
English

Studimi: Puthjet nuk kanë të bëjnë me dashurinë, shërbejnë për të mbrojtur gratë shtatzëna

Tiranë, 27 Gusht, NOA- A ju kujtohet puthja e parë, përpjekjet e ndrojtura për të krijuar kontakte me gjininë e kundërt?

E pra, me sa duket ky gjest i thjeshtë nuk ka të bëjë me dashurinë (të paktën me atë seksuale) e as me hormonet. Sipas një studimi të kohëve të fundit nga Universiteti i Leeds (Angli), puthja nuk është kulmi i një sjelljeje romantike në mes të dashuruarve!

Studiuesi Kolin Hendrie, në fakt, ka gjetur se arsyeja që drejton dy njerëz për të puthur është shkëmbimi i një virusi, veçanërisht "Citomegalovirus".

Ky virus vë në rrezik shëndetin e grave shtatzëna dhe jetën e foshnjave të ardhshme. Prandaj, me shkëmbimin e pështymës, burrat transmetojnë te partneria citomegalovirus, i cili zhvillon në sistemin imunitar të femrave antitrupat e nevojshme për ta bërë të parrezikshëm. E kush do ta kishte menduar? Herën tjetër që ju puthni, mendoni se jeni duke kontribuar në të mirën e specieve!

a.e./NOA

KOMENTE