Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e vjehrrit dhe plagosja e ish-gruas, i dyshuari u kap i fshehur (FOTOT)
English

Vrasja e vjehrrit dhe plagosja e ish-gruas, i dyshuari u kap i fshehur (FOTOT)

Shihni fotot me rezolucion të lartë

Lezhë, 27 Gusht 2010 NOA Foto Update – Vrasja e një burri dhe plagosja rëndë e të bijës, kanë nga sot një autor i cili është arrestuar dhe ka pranuar se ishte ai, autori i krimit makabër, krim i cili ka lënë të dergjet në spital gruan e tij e cila po lufton me vdekjen nga plagët.

Drejtues i Parë Muharrem Furriku, drejtor i Policisë së Qarkut Lezhë bën të ditur për agjencinë NOA, se 44 vjeçari Ladovik Murri, lindur dhe banues ne fshatin Shenkoll Lezhë, u arrit të kapej sot herët në mëngjes, ndërsa qëndronte i fshehur në Tale, fshat ky i rrethit Lezhë.

Në fakt Murri ishte rrethuar që në mbrëmjen e kaluar, kur edhe ishte lokalizuar vendndodhja e tij.

I dyshuari ishte fshehur pikërisht pranë vendbanimit të tij dhe në duar mbante armën e krimit. Ai u arrit të vendosej në pranga pa kryer rezistencë.

Hetimet

Diëtn e djeshme, në orën 05.50 të mëngjesit kur sapo kishte gdhirë, fshati Shënkoll në Lezhë u trondit nga një krim i shëmtuar.

Kur dielli ende nuk kishte dalë plotësisht, Ladovik Murri ka qëlluar me një armë automatike vjehrrin e tij, 66-vjeçarin Fran Vuksani dhe nën gjaknxehtësinë e nisur që më herët, nuk ka kursyer të lëshojë plumba dhe ndaj të shoqes së tij 38 vjeçare Lindita Murri (Vuksani), me të cilën prej ca kohësh zor se ishin të lidhur në një martesë normale, për shkak të grindjes që kishin.

E duke identifikuar si shkaktarë të divorcit që kishte nisur de facto e pritej të bëhej dhe me gjykatë, ndoshta duke mos dashur që të humbë gruan me të cilën kishte kaluar disa nga vitet e jetës së tij, Ladovik Murri nuk ka përtuar të shkojë në shtëpinë e vjehrrit ku prej disa ditësh kishte ikur dhe e shoqja dhe të hapte zjarr ndaj tyre.

Menjëherë pas krimit, autori u zhduk duke u strehuar pikërisht në Tale ku ka banesën e tij.

Ndërsa e shoqja, u transportua për në Spitalin Ushtarak të Tiranës ku aktualisht gjendja e saj mbetet kritike.

Por transportimi i të atit të saj, ishte vetëm një procedurë mjeko-ligjore pasi i ndjeri kishte ikur nga kjo botë menjëherë pas plumbave fatalë që mori nga dhëndri i tij.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE