English

Berisha thotë se ka marrë mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri merr pjesë takimin e Kryeministrave të vendeve të Evropës Juglindore, në Salzburg

Salzburg, Austri 28 Gusht 2010 NOA - Kryeministri Berisha mori pjesë në takimin informal të Kryeministrave të vendeve të Evropës Juglindore që u zhvillua në Salzburg të Austrisë.

Në këtë takim të organizuar nga Kancelari i Austrisë Verner Faymann ishin të pranishëm edhe Kryeministri i Malit të Zi z. Milo Dukanoviç, Kryeministri i Maqedonisë Nikolas Gruevski.

Më pas, me ftesë të Kancelarit austriak Faymann, Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij znj. Liri Berisha ndoqi operën “Romeo dhe Zhulieta”, e cila shfaqej në kuadër të festivalit të Salzburgut.

Pas shfaqjes, në një prononcim për mediat e pranishme, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Ky është një Samit tradicional kulturalo - politik, në të cilin Kancelari i Austrisë fton liderë nga rajoni për të shijuar Festivalin e Muzikës Klasike të Operës së Salzburgut, dhe, natyrisht, për të zhvilluar takime.

Unë pata një takim shumë të mirë me Kancelarin austriak z. Verner Faymann. Ne diskutuam gjerësisht për marrëdhëniet bilaterale, integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe mora mbështetjen e tij dhe të ministrit të Jashtëm të Austrisë z. Michael Spindelegger, një mik imi i vjetër.

Në takim bisedova gjerësisht edhe me Kryeministrin e Malit të Zi z. Milo Dukanoviç? dhe me Kryeministrin e Maqedonisë z. Nikola Gruevski. Me ta diskutova për marrëdhëniet midis vendeve tona dhe shkëmbimin e vizitave. Pra, atmosfera e takimeve këtu është e njëjtë me backgroundin kulturor që ofron Festivali i mrekullueshëm i Salzburgut".

e.r/NOA

KOMENTE