English

Bundesliga, Bajerni mposhtet nga Kaizerslauterni, 2:0

Berlin, 28 gusht, NOA - Kampioni rekord gjerman Bajerni i Mynihut ka pësuar humbje që në javën e dytë të ndeshjeve të Bundesligës.

Në këtë mënyrë me fitoren e shënuar kundër Bajernit me rezultatin 2 me 0 ekipi i Kaizerslauternit arriti që të paktën për një natë të ngjitet në krye të tabelës së Bundseligës.

Golat u shënuan nga Ivo Iliceviç dhe Srdjan Lakiç. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë të lojës.

Megjithë përpjekjet e skuadrës kampione gjermane, sulmuesit e saj nuk arritën të përmbysnin rezultatin, por as të merrnin qoftë edhe kënaqësinë e një goli të vetëm.

a.k/NOA

KOMENTE