Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gaçi: Ferra ku fshihej lepuri i korrupsionit të Berishës ka dalë zbuluar
English

Gaçi: Ferra ku fshihej lepuri i korrupsionit të Berishës ka dalë zbuluar

Tiranë, 28 gusht, NOA – Pas akuzave të deputetit të Partisë Demokratike ka ardhuer dhe reagimi i deputetit të Partisë Socialiste Artan Gaçi. Në një deklaratë për mediat, Gaçi u shpreh se korrupsioni i mazhorancës nuk mund të fshihet., ndërsa i ka kujtuar deputetit të PD-së se mund të paditet në gjykatë.

“Aferat korruptive, që dalin çdo ditë, nga ferra ku rri strukur lepuri i korrupsionit të qeverisë Berisha, janë të pajustifikueshme, e të pambrojtshme Flamur. Për gjithçka the sot, mund të shkosh dhe ti në prokurori a gjykatë, ku mbi 30 çështje presin përgjigje.

Deputeti i PS-së tha se fuqia e ndryshimit do të sjellë dhe çrënjosjen e korrupsionit në qeveri.

“Është e kotë, ferra ku fshihej lepuri i korrupsionit të Sali Berishës ka dalë zbuluar. Fakte dhe prova të reja dalin çdo ditë. Kjo ferrë e korrupsionit do të shkulet, falë fuqisë së ndryshimit të shqiptarëve”, u shpreh Gaçi.

Nga ana tjetër ai ka deklaruar se asnjë deklaratë nuk mund të pastrojë zyrtarët nga korrupsioni.

“Asnjëra prej fjalëve të tua nuk e mbulon dot të vërtetën e madhe: Shqiptarët, tashmë e kanë kuptuar, se janë duke u qeverisur nga një lukuni pushtetarësh, të etur për të grabitur me çdo formë, e përmes çdo mundësie, të gjitha asetet dhe pronat e shqiptarëve”, tha Gaçi.

Ai ka theksuar se “kjo bandë të babëziturish, ku bëjnë pjesë ministra e deputetë, sëbashku me vëllezër, motra e kunetër makutë, po i vjedhin përditë shqiptarët, duke pasuruar çdo ditë e më shumë xhepat e tyre”.

a.k/NOA

KOMENTE