English

Pakistan, përmbytje dhe sulme të militantëve në bazat ushtarake

Pakistan, 28 gusht, NOA - Një grup militantësh të armatosur janë përpjekur mëngjesin e sotëm të hyjnë në një nga zonat e sigurta të ushtrisë pakistaneze në veriperëndim të vendit.

Përpjekja e tyre u zmbraps gjatë një përleshje të armatosur nga rojat ushtarake.

Kharim Khan, një zyrtar i lartë i policisë rajonale, tha se nuk është ende i qartë qëllimi i militantëve, por ata u përpoqën të kishin qasje në një nga zonat më të rëndësishme të ushtrisë.

Aktualisht Pakistani po kalon një prej momenteve më të vështira, duke qenë se është përfshirë nga një përmbytje e përmasave të mëdha.

Nga ana tjetër problemet me grupet radikale islamike janë të pranishme edhe gjatë tragjedive të tilla.

a.k/NOA

KOMENTE