English

Republka Dominikane, rrëmbehet një italian dhe lirohet pas tri ditësh

Santo Domingo, 28 Gusht NOA - Sekuestrim mjaft i shpejtë ka ndodhur me një italian në Santo Domingo. Federico Dalmasso, 33 vjeç, është rrëmbyer tre ditë më parë në Boca Chica dhe është lëshuar ditën e premte në mbrëmje.

Gjithçka është konfirmuar nga Farnesina. Menjëherë pas këtij rrëmbimi, sekuestruesit kërkuan një shifër parash në këmbim të tij. Ende nuk është qartësuar nëse për lirinë e tij janë paguar paratë e kërkuara.

Sapo mbërriti në shtëpinë e tij në Boca Chica, rreth 35 kilometër larg nga Santo Domingo, Dalmasso u rrëmbye. 33-vjecari është i martuar me një grua dominikane dhe është pronar i një lokali në Boca Chica, e njohur si një lokalitet turistik, ku komuniteti italian është mjaft prezent në këtë vend. Sekuestrimi, të cilit ende nuk i janë bërë të ditura detajet, u kthye në shantazh, ku në shkëmbit të italianit u kërkuan një sasi parash.

r.b/NOA

KOMENTE